Juristi Indrit Sefa deklaroi se gjatë fushatës zgjedhore, agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë kryer kontrolle në institucionet qendrore për të verifikuar prezencën e punonjësve në vendin e punës.
Sipas Sefës, këto veprime janë bërë me qëllim për të parë nëse punonjësit kishin braktisur vendin e punës për të marrë pjesë në aktivitetet e fushatës, ndërkohë që figuronin ende në orar zyrtar.
“Agjentë të BKH kanë shkuar në institucione qendrore dhe bënin listë prezencë gjatë fushatës, a janë njerëzit në punë apo jo. SPAK këtë e ka bërë, ikje nga puna gjatë kohës që ke qenë në punë. Ishte krijuar një çështje ankthi për punëmarrësit,” – tha Sefa.
