Pesë persona, mes tyre dy mjekë janë akuzuar në lidhje me vdekjen e aktorit të serialit “Friends”, Matthew Perry.
BBC raportoi se autoritetet zbuluan një “rrjet të gjerë kriminal” që furnizonte me ketaminë (ilaç kundër depresionit) Perry dhe të tjerë. Hetimi tregoi se kjo organizatë e veçantë përfitoi nga problemet e varësisë së Perry.
Në një konferencë për shtyp të Policisë së Los Anxhelosit u njoftua se pesë persona përballen me akuza në lidhje me vdekjen e Matthew Perry.
Policia e Los Anxhelosit tha në maj se po punonte me autoritetet federale për të hetuar burimin e ketaminës që Perry kishte konsumuar.
Perry po i nënshtrohej terapisë me infuzion me ketaminë për të trajtuar depresionin dhe ankthin, por seanca e tij e fundit u zhvillua më shumë se një javë para vdekjes së tij.
