Jorida Tabaku: Buxheti 2026 është rutinë dhe pa vizion — nuk ofron zgjidhje për krizën ekonomike dhe emigrimin masiv

Data

Në Komisionin e Ekonomisë ka nisur diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2026, ndërsa deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me tone kritike ndaj qeverisë, duke e cilësuar dokumentin “një buxhet rutinë pa asnjë vizion ekonomik”.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se buxheti nuk ofron asnjë zgjidhje për krizën e ekonomisë, rënien e prodhimit dhe emigrimin masiv.

“Ky nuk është buxheti i pensionistëve, as i sipërmarrjes, as i familjeve shqiptare. Është thjesht një buxhet pa model, pa drejtim, që nuk sjell asnjë shtysë për ekonominë shqiptare,” – deklaroi Tabaku.

Sipas saj, buxheti i vitit 2026 tregon më shumë për dështimet e modelit aktual sesa për ndonjë plan zhvillimi.

Deputetja nënvizoi se pavarësisht rritjes së taksave vit pas viti, ekonomia shqiptare vijon të mbetet e brishtë, me të ardhura që nuk kalojnë 28% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe me një nivel të lartë informaliteti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related