Sekretari i Përgjitshëm i PS-së, Blendi Klosi dhe kreu i Grupit, Niko Peleshi kanë përfunduar konsultimet me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve të ardshme parlamentare. Klosi, në një deklaratë për mediat pas daljes nga Presidenca, u shpreh se Partia Socialiste ka propozuar datën 11 Maj 2025 për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Sekretari i Përgjithshëm i PS deklaroi se zgjodhën datën e fundit të afatit ligjor për t’i dhënë mundësi procesit përgatitor për votën e diasporës
“Propozuam datën 11 Maj për zgjedhjet. Datën më të fundit në afatin ligjor për t’i dhënë mundësi procesit përgatitor për votën e diasporës”, tha Klosi.
