Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në aksin rrugor Fier–Darëzezë, pranë fshatit Levan.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.
Për pasojë, ka humbur jetën një i ri rreth 30 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik nga autoritetet.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e automjetit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në daljen e mjetit nga rruga, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.
