Komisarja Enkela Deraj vlerësohet me Certifikatën e Karrierës për shërbim dhe përkushtim në Polici

Data

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka vlerësuar me Certifikatë për Shërbime të Dalluara komisaren Enkela Deraj, për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar ndër vite në shërbim të Policisë së Shtetit.

Komisarja Deraj, e cila është pjesë e Policisë së Shtetit që prej vitit 2005, aktualisht mban detyrën e Shefes së Seksionit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve në Njësinë për Kufirin dhe Migracionin “Delta Forcë” Vlorë.

Gjatë një karriere të gjatë dhe të spikatur, ajo ka përballuar me sukses sfida dhe përgjegjësi në disa fusha të shërbimit policor, duke u dalluar për korrektësi, integritet dhe përkushtim profesional.

Vlerësimi i dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm e konsideron komisaren Enkela Deraj si një shembull frymëzues për gratë dhe vajzat që shërbejnë në Policinë e Shtetit, si dhe një model të përkushtimit ndaj detyrës dhe institucionit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related