Aksident fatal në Bathore, humb jetën 65-vjeçarja pas përplasjes nga automjeti

Data

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Bathores, në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, kur një automjet i drejtuar nga shtetasi E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren Sh. Sh., rreth 65 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 65-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related