Gjykata e Posaçme ka shpallur më 5 shkurt 2026 vendimin për tre persona të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, në një çështje të hetuar nga SPAK.
Të pandehurit Musa Gjikola, Erjon Dani – ish-shef i Krimeve në Komisariatin nr. 3 në Tiranë – dhe Vilson Roçi u gjykuan me procedurë të shkurtuar dhe u shpallën fajtorë.
Sipas vendimit të gjykatës:
- Erjon Dani u dënua përfundimisht me 2 vite burg, pas bashkimit të dënimeve për dy episode të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Ai u shpall i pafajshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
- Musa Gjikola u dënua me 1 vit burg.
- Vilson Roçi u dënua me 1 vit burg.
Dënimet do të vuhet në burgje të sigurisë së zakonshme dhe llogariten nga data e arrestimit, 11 korrik 2025. Gjykata vendosi gjithashtu që shpenzimet procedurale dhe gjyqësore t’u ngarkohen të pandehurve.
Vendimi mund të ankimohet brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.
