Pasi ka vendosur në thundrën dhe komandën e saj shumicën e ministrive, zv/kryeministrja Belinda Balluku duket se po shtrin “duart” (tentakulat) edhe tek Administrata Publike. Ministrat e rinj si Pirro Vengu, Ervin Hoxha apo Petrit Malaj thuhet se janë “ushtarë” të Belinda Ballukut, ndërkohë që kjo e fundit tanimë dyshohet se po paracakton edhe fituesit e Statusit të Nënpunësit Civil. Aleks Marku, shef kabineti i Pirro Vengut, thuhet se do të shkoj Sekretar i Përgjithshëm te Ministria e Mbrojtjes. Po ashtu, edhe Ermal Nufi, shef kabineti i zonjës Balluku si zv/kryeministre është graduar dhe pritet të emërohet në një post të mirë.
Pra duket qartë se kemi të bëjmë me një kapje të administratës. “NJOFTIM PËR REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR PRANIMIN E DREJTPËRDREJTË NË TRUPËN E NËPUNËSVE CIVILË TË NIVELIT TË LARTË DREJTUES (TND); Në zbatim të Kreut IV dhe Kreut V, të Vendimit nr. 118, datë 05.03.2014 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar, Departamenti i Administratës Publike, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kritereve specifike të shpallura në shpalljen për konkurrim për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues (TND), njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar në fazën e dytë të konkurrimit janë:
Aldeina Laska, Aleks Marku, Anila Shehu, Ermal Nufi, Evis Mamaj, Mirela Duka, Rudina Zoto dhe Silva Breshani. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 30.09.2024. Për orën dhe vendin e testimit me shkrim do të njoftoheni nëpërmjet komunikimit elektronik. Pas zhvillimit të testimit me shkrim, kandidatët do të njoftohen nëpërmjet adresës së email-it, në lidhje me datën dhe orën e zhvillimit të intervistës së strukturuar me gojë”, thuhet në njoftimin e Administratës Publike.
