Pasi urdhëroi dhunën ndaj grave dhe fëmijëve në protestë, Rama fyen mijëra qytetarë

Data

Protesta madhështore e organizuar nga opozita duket se e ka tronditur thellë kryeministrin Edi Rama. Reagimi i tij i hershëm në mëngjes, i mbushur me gjuhë fyese dhe arrogancë, tregon qartë se protesta qytetare e një dite më parë e ka lënë pa gjumë kreun e qeverisë.

Pas urdhrit për përdorimin e dhunës policore ndaj qytetarëve, përfshirë gra dhe fëmijë, dhe pas hedhjes së gazit lotsjellës të skaduar ndaj mijëra protestuesve dhe gazetarëve, Rama ka zgjedhur të sulmojë verbalisht qytetarët që dolën në shesh kundër tij dhe qeverisjes së tij të zhytur në skandale, korrupsion dhe lidhje me krimin.

Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, kryeministri e cilësoi protestën si akt dhune të organizuar dhe të papranueshëm në një vend evropian, duke tentuar të kriminalizojë një protestë qytetare masive dhe paqësore. Ai foli për protesta anarkistësh, ekstremistësh dhe vandalësh në Evropë, por harroi me qëllim të përmendë dhunën shtetërore të ushtruar nga policia ndaj qytetarëve të pambrojtur.

Rama nuk tha asnjë fjalë për dhunimin e një fëmije 10-vjeçar, nuk përmendi përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar dhe as faktin se në asnjë vend evropian policia nuk helmon qytetarët për të mbrojtur pushtetin e një njeriu të vetëm.

Ky reagim i vonuar dhe i menduar gjatë natës tregon frikën e thellë që i ka hyrë pushtetit nga reagimi masiv qytetar. Tregon gjithashtu se propaganda e mbështetur nga mediat e kontrolluara nuk po funksionon më dhe se protesta e djeshme ka goditur në themel imazhin e një regjimi që po humbet kontrollin.

Kur një qeveri zgjedh dhunën ndaj qytetarëve dhe fyerjen ndaj mijëra protestuesve, ajo nuk tregon forcë, por dëshpërim dhe fund të afërt politik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related