Pagat më të ulëta në Europë, shqiptarët të zhytur në varfëri

Data

Shqipëria renditet sot e fundit në Europë për pagën minimale dhe fuqinë blerëse, duke u kthyer në një vend ku puna nuk mjafton më për të jetuar me dinjitet. Pas 13 vitesh qeverisje, realiteti ekonomik për shumicën e qytetarëve është varfëri, çmime të larta dhe paga që nuk përballojnë as nevojat bazë.

Deputeti i opozitës Belind Këlliçi e cilëson këtë situatë si pasojë direkte të keqqeverisjes, korrupsionit dhe orientimit të ekonomisë drejt një grushti klientësh të lidhur me pushtetin. Sipas tij, shqiptarët po detyrohen të zgjedhin mes mbijetesës dhe emigrimit, ndërsa pensionistët, familjet në nevojë dhe të rinjtë janë më të goditurit.

Ndërkohë që propaganda flet për integrim europian, xhepi i qytetarëve tregon një realitet krejt tjetër. Fuqia blerëse bie çdo vit, ndërsa kostoja e jetesës rritet pa asnjë kontroll.

Opozita paralajmëron se kjo katastrofë sociale nuk duhet të vazhdojë dhe u bën thirrje qytetarëve të reagojnë me protestë më 10 shkurt, ora 17:00, përballë Kryeministrisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related