Izraeli godet sërish Libanin/ Pesë viktima nga sulmet ajrore, mes tyre edhe dy fëmijë

Data

Izraeli ka ndërmarrë sërish sulme ajrore ndaj Libanit, duke shkaktuar të paktën pesë viktima, mes tyre edhe dy fëmijë, pavarësisht zgjatjes së fundit të armëpushimit të negociuar mes palëve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, tre persona humbën jetën në zonën Tyre Felsay dhe dy të tjerë në Tyre Deba. Në secilën prej zonave të goditura ndodhej edhe nga një fëmijë mes viktimave.

Mediat lokale raportojnë gjithashtu për rreth 15 persona të plagosur si pasojë e sulmeve të njëpasnjëshme ajrore.

Më herët, ushtria izraelite kishte lëshuar paralajmërime për evakuimin e disa fshatrave në jug të Libanit, përfshirë zona që ndodhen dhjetëra kilometra larg kufirit me Izraelin.

Hezbollah ka dënuar sërish sulmet, duke i cilësuar ato si shkelje të armëpushimit dhe përshkallëzim të rrezikshëm të situatës në rajon.

Tensionet në kufirin Izrael-Liban mbeten të larta, ndërsa sulmet dhe paralajmërimet për evakuim po shtojnë frikën për një zgjerim të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related