Arrestohet senatori meksikan i lidhur me kartelin Sinaloa/ Urdhri i Trump për kartelet rikthen debatet edhe në Shqipëri

Data

Arrestimi në Shtetet e Bashkuara i senatorit meksikan Enrique Inzunza Cazárez ka shkaktuar jehonë ndërkombëtare, pasi ai akuzohet për lidhje me kartelin e drogës Sinaloa Cartel dhe me fraksionin “Los Chapitos”, të lidhur me familjen e Joaquin “El Chapo” Guzman.

Sipas autoriteteve amerikane, Inzunza akuzohet për konspiracion në trafikun e narkotikëve dhe bashkëpunim me struktura kriminale që kanë trafikuar fentanil drejt tregut amerikan. Hetimet pretendojnë se rrjete politike dhe struktura shtetërore janë përdorur për të mbrojtur aktivitetet e kartelit.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Trump, të njohur si Executive Order 14157, i nënshkruar në janar 2025, që parashikon trajtimin e karteleve të drogës si organizata terroriste dhe zgjeron kompetencat e autoriteteve amerikane për ndjekje penale dhe sanksione ndërkombëtare.

Në analizat dhe komentet politike që kanë qarkulluar pas arrestimit, janë bërë edhe krahasime me zhvillime në Shqipëri, ku opozita ka ngritur vazhdimisht akuza ndaj qeverisë për lidhje të mundshme me elementë të krimit të organizuar.

Megjithatë, deri tani nuk ekziston asnjë akuzë zyrtare apo procedim ndërkombëtar ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me kartelin Sinaloa apo organizata të tjera kriminale.

Analistët theksojnë se rasti i Meksikës shihet nga SHBA-ja si pjesë e një strategjie më të gjerë për të goditur infiltrimin e krimit të organizuar në politikë dhe institucione shtetërore.

Arrestimi i senatorit meksikan konsiderohet një sinjal i fortë nga administrata amerikane se lufta kundër karteleve nuk do të kufizohet vetëm te trafikantët, por edhe te zyrtarët e lartë që dyshohet se bashkëpunojnë me rrjetet kriminale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related