Sherr me thika në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë të plagosur dhe dërgohen drejt Traumës

Data

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar në qytetin e Bulqizës, ku tre të rinj kanë mbetur të plagosur me mjete prerëse pas një përplasjeje mes disa personave.

Të plagosurit janë identifikuar si Fluturim Tolle, 26 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si dhe Adhurim Koçi, 26 vjeç dhe Renaldo Dauti, 22 vjeç. Ata janë transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas janë dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 10 marsit rreth orës 20:30, kur pas një konflikti të çastit janë përplasur fizikisht shtetasit me iniciale Q.B., A.T. dhe D.H., të cilët u shoqëruan nga policia në Komisariatin e Bulqizës për sqarimin e rrethanave.

Rreth një orë më vonë, familjarët e personave të shoqëruar janë mbledhur pranë një lokali, ku situata është përshkallëzuar sërish në një konflikt fizik. Gjatë përplasjes, dyshohet se janë përdorur mjete prerëse, duke lënë të plagosur tre persona.

Policia ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes, shtetasit me iniciale J.C. dhe Y.Sh., ndërsa shërbimet e policisë po vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related