Izraeli godet depot e naftës në Teheran, Irani raporton katër viktima ndërsa përshkallëzohet konflikti në rajon

Data

Ushtria izraelite ka nisur një valë të re sulmesh ndaj infrastrukturës në Iran, duke goditur objekte strategjike të lidhura me sektorin energjetik dhe atë ushtarak.

Sipas raportimeve, sulmet kishin në shënjestër depot e magazinimit të naftës dhe avionët ushtarakë iranianë F-14, ndërsa shpërthime janë raportuar në disa zona të Teheranit dhe rrethinave të tij.

Autoritetet iraniane bëjnë me dije se katër persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ndaj objekteve të naftës gjatë natës.

Sipas një zyrtari iranian, katër depo nafte dhe një strukturë logjistike për transportin e produkteve të naftës janë goditur nga sulmet, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Kreu i kompanisë kombëtare iraniane të shpërndarjes së naftës, Keramat Veiskarmy, deklaroi për televizionin shtetëror se pesë objekte janë dëmtuar, por situata është vënë nën kontroll.

“Zjarri është nën kontroll”, u shpreh ai.

Ndërkohë, tensionet janë përhapur edhe në vende të tjera të rajonit të Gjirit Persik, ku është raportuar një valë e re sulmesh me dronë dhe raketa.

Në Kuvajt është goditur një ndërtesë qeveritare dhe një depo karburanti në aeroportin ndërkombëtar, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore po përballen me një kërcënim të ri raketor.

Përplasjet janë shtrirë edhe në Liban, ku janë raportuar viktima gjatë sulmeve të lidhura me përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit, Iranit dhe aleatëve të tyre në rajon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related