Aksident fatal në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën një 39-vjeçare, plagosen dy persona

Data

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin Levan–Tepelenë, ku përplasja mes dy automjeteve ka shkaktuar një viktimë dhe dy të plagosur.

Sipas informacionit paraprak nga policia, rreth orës 07:20, automjeti tip “Kia”, i drejtuar nga shtetasja N. A., rreth 39 vjeçe, është përfshirë në një aksident me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. M.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 39-vjeçarja ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i “Benzit” dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi S. R., janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Autoritetet bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related