Pse Angela Merkel ka kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO?

Data

Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka shkruar një autobiografi në të cilën e ka ripërsëritur vendimin e saj për ta kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO në të ardhmen në një samit më 2008, pavarësisht kritikave se një veprim i tillë mund ta kishte parandaluar pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Në libër, Merkel reflekton mbi atë se si ai vendim dhe vendime të tjera gjatë 16 vjetëve të saj në pushtet kanë rezistuar me kalimin e kohës dhe kujton marrëdhëniet e saj me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentin rus, Vladimir Putin.

Libri i saj autobiografik “Freedom: Memoirs 1954-2021” u publikua në Berlin më 26 nëntor, pothuajse tri vjet nga dita kur ajo e la politikën dhe në prag të një turneu promovues në qytetet kryesore evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara.

Merkel, 70-vjeçare, e njohur për lidershipin e saj të qetë dhe të qëndrueshëm, në libër nuk e pranon fajin për asnjërin nga tensionet e tanishme në marrëdhëniet e Perëndimit me Rusinë.

Në lidhje me samitin e NATO-s në Bukuresht më 2008, Merkel theksoi se një premtim që Ukraina dhe Gjeorgjia do të bëheshin përfundimisht anëtare të aleancës ushtarake do të ishte “thirrje për luftë” për liderin rus, duke shtuar se më vonë ai i tha asaj: “Ti nuk do të jesh kancelare përgjithmonë. Dhe, pastaj ata do të bëhen anëtarë të NATO-s. Unë dua ta parandaloj këtë”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related