Italianët e “Facile.it” mbyllin call center në Shqipëri nga rënia e euros dhe kriza e punonjësve

Data

Pas 10 vitesh operim, një ndër kompanitë më të mëdha italiane të shërbimit call center Facile.it ka marrë vendimin për mbylljen e filialit të saj në Shqipëri.

Burime nga tregu call center konfirmojnë për Monitor se kompania do të mbajë të hapur aktivitetin operacional në Shqipëri deri në fund të muajit dhjetor 2024, teksa ka nisur procedurat e plotësimit të dokumentacionit të mbylljes për filialin në vend.

Vështirësitë financiare të krijuara nga rënia e të ardhurave për shkak të zhvlerësimit të monedhës euro, si dhe përballja me vështirësitë për rekrutimin e punonjësve të rinj, ku veçanërisht 2 vitet e fundit detyroi kompaninë që shumë fushata shërbimi t’i transferonte në Itali, mësohet se janë arsyet kryesore që kanë shtyrë operatorin italian drejt vendimmarrjes për mbylljen e fialialit në Shqipëri.

Në vitin 2018, kompania call center Facile.it punësonte 700 persona. Në vitin e fundit të saj të operimit në Shqipëri numri i të punësuarve arriti në 200 punonjës. Tkurrja e punonjësve ndër vite, ka ardhur nga një sërë faktorësh siç ishte fillimisht rënia e numrit të të rinjve që flisnin italisht, konkurrenca mes kompanive dhe emigracioni që është thelluar.

Sipas të dhënave në QKB filiale i Facile.it në Shqipëri është themeluar në vitin 2014. Prej 1 dekade kompania operonte në ofrimin e shërbimit call center për tregun italian në fushën e sigurimeve të mjeteve motorrike dhe sektorit të kredive.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related