Kontrata 53 milion euroshe, dënohet me burg ish-ministri! Ja sa vite do të qëndrojë në qeli Jan 31, 2024 | 11:05

Data

Pal Lekaj, është dënuar me 3.8 vite burg për kontratën 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i ka paguar kompanisë “Bechtel & Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.

gjykate

 

Ai është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit.

Ish-ministrit Pal Lekaj, me vendim gjykate, gjithashtu i ndalohet të ushtrojë funksione publik në administratë publike, për 3.6 vite.

Ndërkohë ish-sekretari i Ministrisë, Nebih Shatri është dënuar me 1.8 vite burg, drejtori i Prokurimit, Besim Tahiri me 1.8 vite dhe këshilltari Eset Berisha me 3.8 vite burg.

Kompania “Hill” ishte e kontraktuar nga Qeveria e Kosovës për mbikëqyrjen e ndërtimit të kësaj autostrade. Sipas dokumentit, detyrimi monetar në raport me “Bechtel-Enkan” ishte 14 milionë euro.

Por, Lekaj nuk e kishte prezantuar zyrtarisht në Qeveri këtë raport e në mungesë të tij Ekzekutivi e kishte aprovuar pagesën prej 53 milionë eurosh shtesë për kompaninë që e ka ndërtuar autostradën, raporton Koha.net.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related