“Trump, turpi i njerëzimit”/ Linda: Nuk jam e punësuara e Edi Ramës

Data

Linda Rama ka folur mbrëmjen e djeshme ka komentuar deklaratat që kryeministri Edi Rama pati 8 vite më parë për Donald Trump të cilin e etiketoi si “turp i njerëzimit”.

Në intervistën për “Opinion”, Linda Rama u pyet nëse i kishte dhënë ndonjë këshillë Ramës për deklaratat e tij, por ajo tha shkurtimisht se nuk është e punësuara e kryeministrit për këshilla dhe kjo është diçka që bëhet institucionalisht.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Ju nuk doni të thoni që nuk keni asnjë lloj emocioni në këtë rast, pra e ndiqni garën si garë, por a e mbani mend që bashkëshorti juaj 8 vjet më parë për shembull pati një deklaratë kundër Trump në momentin që ai po garonte përballë Hillary Klinton?

Linda Rama: Dhe cila është pyetja kët

Fevziu: Cila është këshilla që i dhatë pasi e dëgjuat se ai nuk e ka bërë pa ju pyetur?

Linda Rama: Nuk jam për t’i dhënë Edit… nuk jam e punësuara e Edit. Këshillimi është moment institucional.

Fevziu: Po privatisht a folët për këtë gjë, apo nuk e hapët fare si bisedë atëherë?

Linda Rama: Unë mendoj që edhe atëherë e kam parë saktësisht njësoj çështjen e zgjedhjeve personalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related