“Ishte produktive”/ Para takimit me Zelenskyn, Trump zhvillon bisedë telefonike me Putin

Data

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, të cilën e ka cilësuar si “të mirë dhe shumë produktive”.

Trump e bëri të ditur këtë përmes një reagimi publik, pa dhënë detaje mbi çështjet e diskutuara gjatë telefonatës.

Biseda vjen pak para takimit që Trump pritet të zhvillojë sot në Florida me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, një takim i rëndësishëm në kuadër të zhvillimeve të fundit lidhur me luftën në Ukrainë.

Edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi se telefonata mes dy presidentëve është zhvilluar, por pa dhënë informacion të mëtejshëm mbi përmbajtjen e saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related