Tragjedia në Tiranë, 25-vjeçarja i jep fund jetës pas dhunës së dyshuar nga ish-partneri, reagon familja: “Duam vetëm drejtësi dhe respekt për të ndjerën”

Data

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik, ku 25-vjeçarja Xhuana Nikolli nga Lezha humbi jetën në Tiranë, vijon të ngrejë pikëpyetje të forta dhe të thellojë dhimbjen e familjarëve.

E reja dyshohet se i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë, ndërsa autoritetet kanë shpallur në kërkim ish-partnerin e saj, Eraldo Fizi, i cili akuzohet nga familjarët për ushtrim dhune ndaj saj.

Sipas dëshmive të familjes, 25-vjeçarja kishte pësuar dhunë të vazhdueshme, ndërsa në trupin e saj janë konstatuar dëmtime dhe hematoma. Rasti është denoncuar në polici dhe hetimet janë në vijim për të zbardhur plotësisht rrethanat.

Ndërkohë, e ëma e ish-partnerit ka reaguar shkurtimisht për mediat, duke refuzuar të japë detaje dhe duke theksuar se dëshiron të respektojë kujtimin e të resë.

“Më vjen keq, por nuk mund të flas. Dua të respektoj të ndjerën që është atje ku nuk duhet të ishte”, u shpreh ajo.

Më herët ka reaguar edhe babai i viktimës, i cili deklaroi se familja ia ka lënë çështjen në dorë drejtësisë, ndërsa bëri të ditur se kontakti i fundit i vajzës para ngjarjes ka qenë me nënën e saj.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje problematikën e dhunës në marrëdhënie dhe nevojën për reagim të shpejtë institucional në raste të tilla, ndërsa autoritetet pritet të vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related