Ilir Demaliaj zbardh disa nga emrat e politikanëve shqiptarë që i kanë plaçkitur Shqipërisë mbi 20 miliard dollarë dhe zbulon të fshehtat e vizitës së papritur të deputetit gjerman në apartamentin e Sali Berishës, ja si pensionisti Elmar Bruk po varet nga xhepat e Shkëlzenit dhe Argitës që kanë investime në Gjermani

Data

Analisti i njohur Ilir Demalia ka zbardhur disa të pathëna nga vizita e papritur e politikanit gjerman Elmar Brok në banesën e ish-kryeministrit Sali Berisha ku ai po zbaton masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, nën akuzën për korrupsion në dosjen Partizani. Sipas Z.Demalia, sipas ligjit, askush nuk ka të drejtë të shkojë në apartamentin e tij, qoftë RAI apo deputeti gjerman Elmar Bruk, dhe ti flasë nga dritarja si surprizë atyre poshtë në rrugën. “Pensionisti Brook u var në xhepat e Zenit. Berisha është në arrest shtëpie, që do të thotë se ai nuk ka të drejtë të komunikojë me publikun dhe të mos i hyjë dhe dalë njeri përveç personave që janë “rezident” me Saliun që është Liria. Njerëzit, ai grup 100 vetash që i gënjen mëndja se po ndryshojnë rrotën e historisë me përsëritjen e dalë boje të njëjtës histori në rrugën e “Shpresës”, janë në të drejtën e tyre. Por sipas ligjit, askush nuk ka të drejtë të shkojë në apartamentin e tij, qoftë RAI apo deputeti gjerman Elmar Bruk, dhe ti flasë nga dritarja si surprizë atyre poshtë në rrugë”, tha Demalia.

Prapaskenat

Sipas analistit, politikani gjerman nuk mund ta bëjë këtë gjë në vendin e tij, apo në ndonjë shtet tjetër të Evropës. Demalia shkon më tej, duke hedhur dyshime se në këtë mes janë hedhur shuma të mëdha parash nga fëmijët e Berishës. “Bruk nuk mund ta bëjë këtë gjë në vendin e tij apo ndonjë vend Europian ku drejtësia dhe ligji veprojnë funksionojnë dhe janë të pavarur dhe jo siç është varur Bruk si pensionist në xhepat e Zenit, dhe po ashtu edhe RAI. Kohë krize financiare dhe këtë e ndjejnë më shumë pensionistët si Bruk në Gjermani, ku Argita dhe Zeni kanë investime dhë fëmijët e Gitës me bluzën “lironi babin” shkollohen dhe jetojnë atje”, thotë ndër të tjera Demalia.

20 miliard dollarë

Nga ana tjetër, Demalia përmend disa emra politikanësh, të cilët i quam bandë hajdutësh dhe kriminelësh që kanë zhvatur Shqipërinë gjithë këto vite.  “Berisha, Meta, Kryemadhi, Mehdiu, Zeni, Veliaj, Beqja, Olta, dreqi e i biri, kjo bandë hajdutësh e kriminelësh qe i kanë plaçkitur Shqipërisë me postet e tyre për 34 vjet me skandalet korruptive, me pronat publike private, me vjedhjet e parasë publike dhe private me një përllogaritje të thjeshtë kanë përfituar mbi 20 milard dollarë. Dhe sot është kohë që ti përdorin një pjesë për Bruk-izmat pensionistë Europian.  Kjo i bën ata të sigurt dhe të pandëshkueshëm kur i drejtohen SPAK, si Berisha e quan organizatë kriminale, Kryemadhi i thotë: As nuk më rruhet për SPAK, Meta i thotë:SPAKU tarallaku, e të tjera e të tjera këtij m…. i ka dalë era! – do të shkruante Dori i vogël”, thotë analisti. Demalia shprehet se po të ishte në vend të Sali Berishës do dilte nga shtëpia, pasi në Shqipëri sipas tij nuk funksionon ligji. “Po të isha në vend të Berishës, do të dilja nga shtëpia, do shkoja drejtë e në Parlament, më pas në sheshin Skënderbe me trushpëlarët e rrugës së “Shpresës”, dhe prej aty, në burgun e Fierit për të liruar Belerin dhe kështu kryehet “revolucioni” Bac Berishës. E garantoj Berishën ta bëjë, se SPAK veç nuk ka çfarë ti bëjé, as Berishës as Monika dhe as Metës, as Erionit, as Oltës, as Mehdiut e me radhe”, përfundon shkrimin Demalia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related