Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se 108 mijë banesa nga 726 mijë të tilla që janë të banueshme nuk kanë rrjet ujësjellësi brenda.
Siç shihet nga tabela bashkëngjitur, 28,899 shtëpi të banueshme më 2023 e kishin rrjetin e ujësjellësit jashtë banesës. Ndërsa rreth 72 mijë banesa të tjera e kishin rrjetin e ujësjellësit brenda ndërtesës, por jo në banesën ku banojnë njerëzit.
Rreth 7000 mijë banesa në të cilat jetojnë njerëz nuk kanë asnjë lloj sistemi furnizimi me ujë. Mungesa e aksesit total në ujë tregon për varfëri ekstreme.
Sipas të dhënave të INSTAT, hyrjet dhe shtëpitë e banueshme pa ujë brenda zënë rreth 15% të totalit të banesave të banueshme.
