‘Jam nipi i…’, konflikt në një lokal në Lezhë, i përfshirë edhe vëllai i ish-deputetit socialist

Data

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur në një lokal në qytetin e Lezhës, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar. Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje është përfshirë edhe Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se në ambientet e lokalit kanë hyrë rreth pesë persona të maskuar, disa prej tyre të armatosur, të cilët dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe kanë kërcënuar klientët e pranishëm. Njëri prej personave është prezantuar si nipi i Arben Ndokës, duke shkaktuar tension të menjëhershëm.

Gjatë përplasjes janë goditur Nikolin Marku dhe një person tjetër, të cilët kanë mbetur të lënduar. Marku ka deklaruar se në konflikt ka qenë i përfshirë edhe Gëzim Ndoka.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e personave të përfshirë dhe sqarimin e motiveve të konfliktit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related