I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Kolumbi Tutaj, ekstradohet edhe nga Kosova “killeri” i Çopjave…

Data

Është arrestuar ne Kolumbi me qëllim ekstradimi ne Shqipëri shtetasi në kërkim ndërkombëtar Admir Tutaj, i datëlindjes 16.09.1999, lindur në Tropojë. Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim penal Nr. 91 datë 30.07.2024, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale“Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Forma të veçanta bashkëpunimi Organizatat Kriminale” dhe“ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale”, parashikuar nga nenet 278/a, 28/4 333/a dhe 334 të Kodit Penal Shqiptar. Më datë 10.04.2023. Policia e Shtetit ka organizuar një aksion në pikën e kalimit kufitar të portit… Nga hetimet rezultoi se shtetasi Admir Tutaj, në bashkëpunim me persona të tjerë si AH., A.GJ, R.GJ., B.T dhe A.GJ kishin siguruar këto armë në tregun e zi dhe organizuan trafikimin e tyre drejt Britanisë së Madhe.

Prangosja e Lamçes në Prishtin

Ndërkohë dy javë pas arrestimit në Kosova është ekstraduar Arben Lamçja, i kërkuar nga SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen kriminale “Plumbi i Artë 2”. Lamçja pjesë e grupit Çopja në Elbasan i akuzuar për vrasje me pagesë, është arrestuar në Prishtinë në lagjen ‘Emshir”. Kujtojmë se më 31 korrik të këtij viti me kërkesë të të SPAK, GJKKO lëshoi 30 urdhër arreste. Ky urdhër lidhet me 6 vrasje të kryera në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat, të cilat pretendohet se janë zbuluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar në kuadër të megaoperacionit “Plumbi i Artë 2”, i cili është zhvilluar para 5 ditë në Tiranë, Elbasan e Durrës.

Kush është Arben Lamçe?

Arben Lamçe dyshohet se ka marrë pjesë në disa vrasje vitet e fundit në Shqipëri. Historia kriminale e Lamçes është e gjerë. Ai ka qenë i burgosur më parë në Itali për 14 vite me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit, duke çuar në sekuestrimin e pronave të tij në Tiranë dhe Elbasan. I arrestuar në Elbasan dhe i ekstraduar në Itali në vitin 2011, Lamçe u kërkua të vuante dënimin e dhënë nga Gjykata e Breshias. Më herët në vitin 2003, Lamçe u arrestua pasi iu shmang autoriteteve për gati një vit. Ai u identifikua si një nga organizatorët e trafikut klandestin detar. Pavarësisht se fillimisht i shpëtoi një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria e Vlorës duke ndryshuar identitetin e tij, ai u kap përfundimisht gjatë një operacioni të shpejtë të natës.

Mbetet në qeli ish-polici

Nga ana tjetër, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për policin Erion Goxhara, i cili plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën pak ditë më parë te Komuna e Parisit. Goxhara ka kërkuar masë më të butë sigurie, me pretendimin se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, por kërkesa është refuzuar nga Gjykata. Goxhara plagosi më 19 gusht Lorenc Kostën, pasi dyshonte se bashkëshortja e tij kishte lidhje me të. Ai deklaroi se gruaja e tij e kishte pranuar lidhjen me Kostën. Goxhara akuzohet për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë. Në dëshminë e tij para ish-kolegëve, Erjon Goxhara i vetëdorëzuar pasditen e së mërkurës, tha se vazhdimisht ishte provokuar nga Lorenc Kosta. Sipas 46-vjeçarit Goxhara, provokimet e Lorenc Kostës ishin nga më të ndryshmet e deri te kërcënimet ku vetë ish-efektivi ka thënë se në një rast Kosta e ka kërcënuar se do ta hiqte nga puna. “Ndodhesha te Komuna e Parisit me vajzën time, ishim ulur në një restorant. Para tavolinës sonë kaloi Lorenc Kosta dhe më provokoi. Kaloi dy herë para tavolinës sime. Ai më ngacmonte gjithmonë dhe më thoshte s’më bën dot gjë mua sepse unë të heq nga puna. Në përballjen e fundit nuk durova më dhe e qëllova. Nuk kam dashur ta vras”, ka rrëfyer Goxhara. Pas kësaj dëshmie, ai ka thënë për hetuesit se menjëherë u largua me vajzën e tij dhe takoi djalin. Gjatë rrugës, 46-vjeçari është pikasur nga një efektiv, i cili i ka kërkuar të dorëzohej, por Goxhara ka vijuar te largohet drejt zonës së Dajtit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related