Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të ndihmave financiare ndaj fondacioneve dhe organizatave që, sipas tij, mbështesin destabilizimin e demokracive dhe propagandën në favor të George Soros.

Data

Në këtë masë, Trump ka përfshirë edhe fondet që kanë ndihmuar reforma të dyshimta në drejtësi, të cilat janë përdorur si armë politike për të avancuar interesat personale dhe ideologjike të rrjetit të Soros në botë, përfshirë dhe Shqiperine.

Reforma në drejtësi, e financuar pjesërisht nga rrjeti i Soros, është kthyer në një armë politike që ka ndihmuar mazhorancën të eliminojë kundërshtarët opozitar dhe të përqendrojë pushtetin në duart e një grupi të vogël individësh.

Vendimi i Trump për të ndaluar financimet ndaj këtyre strukturave ngre një sinjal alarmi për rolin e organizatave të lidhura me Soros në vendet e Europës Lindore dhe në Ballkan. Në rastin e Shqipërisë, përfshirja e familjes së kryeministrit në aktivitete të drejtuara nga Soros ngre pyetje të rëndësishme për pavarësinë e institucioneve dhe për integritetin e reformave që, në vend të demokracisë, kanë sjellë polarizim dhe kontroll të përqendruar.

Ky urdhër i Trump, i cili bazohet në shqetësimin për shkeljen e vlerave dhe interesave amerikane, konfirmon shqyrtimin e veçantë të programeve si ato të financuara nga Fondacioni “Open Society”. Me këtë lëvizje, fondet për reformat në drejtësi në Shqipëri, të cilat kanë qenë nën hijen e akuzave për manipulim politik nga rrjeti i Soros, janë pezulluar për një vlerësim të hollësishëm. Shqetësimi i ngritur është se këto fonde kanë kontribuar në minimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe në krijimin e një regjimi të kontrolluar nga një grup i ngushtë i lidhur me interesat e Soros dhe qeverisë shqiptare.  22 Janar 2025.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related