I penduari: U planifikua vrasja e Altin Ndocit me snajper në burg

Data

I penduari i drejtësisë, Henrik Hoxha, ka vijuar dëshminë e tij në procesin “Plumbi i Artë”, duke zbardhur detaje mbi disa nga ngjarjet e rënda kriminale që po shqyrtohen nga gjykata.

Gjatë seancës, Hoxha deklaroi se kishte marrë porosi për vrasjen e Altin Ndocit, duke pretenduar se porosia kishte ardhur nga Erion Alibej, përmes ndërmjetësimit të Nuredinit. Sipas tij, fillimisht plani nuk u realizua për shkak të pandemisë së Covid-19, ndërsa më pas Ndoci përfundoi në burg.

Hoxha tha se ishte diskutuar edhe mundësia e eliminimit të tij brenda ambienteve të burgut me snajper, por shtoi se plani mbeti vetëm në biseda dhe nuk u vu në zbatim.

Në dëshminë e tij, ai pranoi përfshirjen në vrasjen e Dorian Shkozës, duke theksuar se porosia kishte ardhur nga Alibej, i njohur me nofkën “Krymi”, ndërsa ndërmjetës kishte qenë Nuredini. Sipas tij, motivi lidhej me hakmarrje për ngjarje të mëparshme.

Hoxha mohoi përfshirjen në vrasjen e Elvis Dedjes dhe deklaroi se nuk kishte dijeni se kush e kishte kryer atë krim. Ai shtoi se për disa emra të tjerë të përmendur në proces kishte vetëm dijeni të përgjithshme ose diskutime, por jo veprime konkrete.

Procesi “Plumbi i Artë” vijon me dëgjimin e dëshmive dhe shqyrtimin e provave për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale që kanë tronditur vendin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related