Shtatë personat e ndaluar gjatë protestës së 10 shkurtit, të organizuar nga opozita, do të paraqiten nesër në mesditë përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Sipas Policisë, ata akuzohen për veprat penale: “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.
Të ndaluarit janë:
- Rei Bogdani
- Sindrit Peka
- Joel Korbi
- Kreshnik Kastrati
- Zeni Guraj
- Daniel Zekaj
- Oresti Halilaj
Gjykata pritet të vendosë nesër mbi kërkesën e Prokurorisë për masat e sigurisë ndaj tyre.
