Skandali me mikrokreditë/ Prokuroria e Tiranës sekuestron kompanitë MCA dhe FINAL

Data

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar gjykatës të vendosë në sekuestro preventive kompanitë “Micro Credit Albania” (MCA) dhe “Final”, të cilat akuzohen se kishin krijuar një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve.

Sekuestro ndaj këtyre kompanive, vjen pas 9 urdhër-arresteve të lëshuara në muajin Maj, teksa mes të arrestuesve ishte dhe Arben Meskuti, të cilat u kanë zhvatur qytetarëve miliona euro, duke u bllokuar edhe pronat, rrogat dhe gjithçka çfarë kanë për shkak të mos shlyerjes të kredive të këqija.

“Micro Credit Albania” akuzohet për  kryerjen e veprës penale “Mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim”.

Ndërsa “Final” akuzohet për  kryerjen e veprës penale “Mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë Kriminale” të  kryer në bashkëpunim.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, “nga hetmet, rezultoi se shoqëritë tregtare MCA dhe Final, në bashkëpunim me Shoqërinë ADCA dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore, por edhe me ndihmën e një eksperte vlerësuese, duke pasur që në fillim të ushtrimit të aktivitetet të  tyre (aktivitetit të  blerjes dhe mbledhjes së kredive të këqija) mendimin unik kriminal, kanë krijuar së bashku një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve që aktualisht përllogaritet në miliona euro”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related