“I dëshpëruar për një ftesë”, Kalaja ironizon Ramën: Si mund të jetë një ‘Liliput’ në bordin e paqes?

Data

Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka hedhur akuza dhe ironi të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me lajmin për përfshirjen e Shqipërisë në të ashtuquajturin “bord i paqes për Gazën”. I ftuar në emisionin Kafe Shqeto, Kalaja u shpreh se qëndrimi i qeverisë dhe retorika e përdorur nga Rama tregojnë dëshpërim dhe nevojë për protagonizëm ndërkombëtar.

Sipas Kalasë, kryeministri ka tentuar ta paraqesë ftesën si personale nga presidenti amerikan Donald Trump, një pretendim që, sipas tij, u rrëzua shumë shpejt publikisht. “Informacioni sot merret në kohë reale. Mjafton të hysh, të lexosh dhe e kupton që nuk bëhet fjalë për një bord ku mund të ulet kushdo”, u shpreh ai.

Kalaja theksoi se Rama ka qenë “i djegur” për një ftesë të tillë dhe se mënyra se si u komunikua lajmi ishte mashtruese për publikun shqiptar. Ai shtoi se në këtë strukturë marrin pjesë figura me peshë të rëndë të politikës botërore dhe se është absurde të pretendohet një rol i tillë për kryeministrin shqiptar.

“Pashë se kush janë realisht anëtarët, janë pesha të rënda të politikës globale. Si mund të jetë një Liliput si Edi Rama në një bord të tillë dhe ta pranojë vetë pa asnjë kompleks? Ai u çmontua publikisht”, deklaroi Kalaja.

Sipas gazetarit, e gjithë situata tregon një shqetësim të madh të kryeministrit për imazhin e tij ndërkombëtar dhe një përpjekje për ta shitur propagandë të brendshme si sukses diplomatik. Ai e cilësoi këtë episod si një tjetër shembull të manipulimit të opinionit publik përmes retorikës boshe dhe ekzagjerimeve politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related