Shpërthim meningjiti në Universitetin e Kentit në Britani, dy studentë humbin jetën dhe 11 të tjerë në gjendje të rëndë

Data

Dy studentë kanë humbur jetën pas një shpërthimi të meningjitit në Universitetin e Kentit në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa 11 persona të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Sipas mediave britanike, autoritetet shëndetësore kanë nisur menjëherë një operacion për të kufizuar përhapjen e infeksionit, duke kontaktuar më shumë se 30 mijë studentë, staf dhe familjarë të tyre për t’i informuar mbi situatën.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) ka nisur shpërndarjen e antibiotikëve për personat që kanë pasur kontakte të afërta me të infektuarit.

Ndërkohë, specialistët po intervistojnë studentët e prekur dhe familjarët e tyre për të identifikuar kontaktet e mundshme dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

Autoritetet shëndetësore dhe drejtuesit e universitetit u kanë bërë thirrje studentëve dhe stafit që të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore nëse shfaqin simptoma të dyshimta.

Zëvendësdrejtoresha rajonale e UKHSA për Juglindjen, Trish Mannes, tha se simptomat e meningjitit mund të ngatërrohen me ato të një gripi apo një ftohjeje të fortë.

“Studentët dhe stafi mund të ndihen të shqetësuar për rrezikun e rasteve të tjera, por kontaktet e ngushta të personave të infektuar kanë marrë antibiotikë si masë paraprake”, u shpreh ajo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related