Në videot e fiksuara pak çaste pas ngjarjes, në këmbë shihet dhe një djalë, që ecën duke çaluar. Në fytyrë ka dëmtime në faqe dhe i ka duart me gjak. Dukshëm në gjendje shoku.
I riu ka një ngjashmëri të madhe me Ibrahim Licin. Njeriu kryesor i fisit Lici dyshohet se ka qenë personi i tretë në makinë dhe shënjestra e atentatit ka qenë pikërisht ai.
‘Të krijohet ideja e përshtypja që një atenatat i tillë nuk mund bëhet ndaj personazheve që i ke pasur në Shkodër edhe ditë të tjera, por bëhet ndaj personazhit kryesor që ti ke kundërshtar’ u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.
‘Në vetvete vepra penale është kryer në atë që quhet si zahrgoni, për ti prerë krahët ose pamundësuar ndihmën nga persona të tjerë, për ta izoluar atë që mendohet që mund të ketë qenë ose ka qenë objektivi kryesor i ngjarjes’ u shpreh Kreshnik Myftari, profesor i drejtësisë.
Dëshmitarët okular, jashtë kamerave tregojnë se ky person ka nxjerrë nga makina trupin e Hamza Licit dhe ka tentuar që t’i jape ndihmën e pare. Ata thonë se i riu ka bërë dhe frymëmarrje artificiale ndaj 23-vjeçarit për ta mbajtur në jetë. Nuk dihet nëse personazhi misterioz ishte në vendngjarje kur mbërriti policia apo ishte larguar.
