‘Hani petulla me mjaltë’, Korreshi-socialistëve: Po na çani dërrasat këtu në Parlament

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ashpërsuar tonet ndaj mazhorancës gjatë diskutimeve të zhvilluara në orët e vona në Kuvend, duke akuzuar socialistët për hipokrizi dhe shkëputje nga realiteti i qytetarëve.

Në fjalën e tij, Korreshi deklaroi se qeveria dhe mazhoranca sillen sikur nuk janë në dijeni të pasojave të politikave që kanë ndjekur ndër vite, ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me padrejtësi dhe mungesë mbështetjeje.

“Sot edhe SPAK bën hetim penal për policë që kalojnë kufirin me 50 mijë lekësha, ndërsa ju na flisni për ndërtimet pa leje. Kush i kishte bashkitë? Po na çani dërrasat këtu në Parlament sikur nuk dini asgjë. I paskeni të gjithë sylesh të punësuarit”, u shpreh Korreshi.

Ai solli edhe raste konkrete nga terreni, duke përmendur qytetarë që kanë mbetur pa ndihmë pas fatkeqësive apo që kanë pritur me vite për drejtësi. Sipas tij, qytetarët vuajnë ndërsa pushtetarët jetojnë të shkëputur nga realiteti.

“Njërit iu dogj shtëpia në Lushnje dhe nuk mori asnjë lekë ndihmë. Një tjetri i vdiq babai duke pritur zgjidhje. Ndërsa ju jeni në terezi, petulla me mjaltë e Nutella. Ju nuk e dini që për një divorc duhen 7 vite nëpër gjykata”, tha deputeti demokrat.

Korreshi e cilësoi sistemin e drejtësisë si të degraduar dhe të dështuar, duke akuzuar qeverinë për shkatërrimin e besimit të qytetarëve te shteti dhe institucionet.

“Sot sistemi i drejtësisë është i kalbur, është i mbaruar”, përfundoi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related