“Gjykata i ka liruar edhe më parë”, Hoxha: Protestuesit e arrestuar pritet të hetohen në gjendje të lirë

Data

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar arrestimet e kryera pas protestës së fundit të opozitës, duke theksuar se, bazuar në precedentët e mëparshëm, personat e ndaluar pritet të hetohen në gjendje të lirë.

Sipas Hoxhës, edhe në protestat e kaluara, pavarësisht gjuhës së ashpër të përdorur nga autoritetet, gjykatat kanë vendosur lirimin e protestuesve, duke mos konstatuar rrezikshmëri apo kërcënim për rendin kushtetues.

“Gjykata e Republikës deri tani nuk i ka dhënë të drejtë pretendimeve se këta persona përbëjnë kërcënim serioz. I ka hetuar në gjendje të lirë dhe i ka liruar”, u shpreh ai.

Hoxha shtoi se përgjegjësia kryesore për menaxhimin e situatave të tensionuara bie mbi policinë, e cila është e trajnuar dhe e pajisur për të përballuar përplasje të tilla, ndërsa theksoi se jo çdo protestues përbën rrezik.

Ai nënvizoi se e drejta për të protestuar është kushtetuese dhe se reagimi duhet të jetë proporcional, sidomos kur shumica e pjesëmarrësve janë qytetarë të thjeshtë që nuk marrin pjesë në akte dhune.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related