“Hajde të këndojmë bashkë, s’kemi rrugë tjetër” – Rama me batuta në takim me të rinjtë, ironizon panelin: Nuk e dija që vajza ishte ëmbëlsira

Data

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë e përfshirë në programet e nxitjes së punësimit, ku përveç diskutimeve mbi politikat e punësimit, nuk munguan edhe batutat dhe komentet ironike karakteristike të tij.

Gjatë aktivitetit, drejtuesi i panelit ftoi për të folur edhe ministren Delina Ibrahimaj, duke i dhënë njëkohësisht fjalën asaj dhe kryeministrit. Kjo situatë u shfrytëzua nga Rama për të bërë humor.

“Na ftove për duet, na i dhe fjalën të dyve njëkohësisht. Kështu që hajde të këndojmë bashkë, se nuk kemi rrugë tjetër”, u shpreh Rama mes të qeshurave të të pranishmëve.

Më pas, kryeministri vuri re një vajzë në panel që ende nuk kishte marrë fjalën dhe ndërhyri sërish me tone ironike.

“Po kjo vajza këtu pse nuk e ka marrë fjalën? Për çfarë është këtu?”, pyeti Rama.

Drejtuesi i panelit sqaroi se vajza, e quajtur Ana, ishte një nga përfitueset e programit dhe se prezantimi i saj ishte parashikuar në fund të aktivitetit.

“Nuk e dija që ishte ëmbëlsira, e paskeni lënë në fund. Do të durojmë”, reagoi Rama, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Takimi u zhvillua në një atmosferë informale, ku përveç diskutimeve mbi përvojat e të rinjve në tregun e punës, kryeministri zgjodhi të ndërthurrë mesazhet politike me humor dhe komunikim të drejtpërdrejtë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related