PD mbledh Kryesinë të hënën, diskutohen protesta e 22 marsit, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut

Data

Partia Demokratike do të mbledhë të hënën Kryesinë e saj, ku pritet të diskutohen disa çështje të rëndësishme për organizimin dhe aksionin politik të kësaj force.

Sipas burimeve, mbledhja do të nisë në orën 12:00 dhe në fokus të diskutimeve do të jetë protesta e paralajmëruar për datën 22 mars.

Në rendin e ditës pritet të jetë gjithashtu edhe procesi i zgjedhjeve në degët e Partisë Demokratike, pasi në disa prej tyre mandatet e kryetarëve aktualë kanë përfunduar.

Një tjetër pikë e rëndësishme e mbledhjes do të jetë përcaktimi i datës për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Në këtë forum pritet të zhvillohen edhe zgjedhjet për kryetarin e partisë dhe për poste të tjera drejtuese.

Gjithashtu, Kryesia pritet të vendosë për ngritjen e një grupi pune që do të merret me hartimin dhe propozimin e ndryshimeve në statutin e Partisë Demokratike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related