Ja si Edi Rama “bleu” Mark Markun, pasi i pagoi operacionin e ftoi në podcastin e tij, nga kundërshtarë politik e…

Data

Në një moment të ri të politikës shqiptare, kryeministri Edi Rama duket se ka gjetur një mënyrë për të shndërruar një rival të dikurshëm në një aleat të besueshëm. Bëhet fjalë për pseudopedagogun Mark Marku, të cilin Rama tashmë dyshohet se e ka “blerë”. Mark Marku ka qenë deputet i Partisë Demokratike, teksa rikandidoi sërish edhe në vitin 2021, ku ishte drejtues Qarku në Lezhë, por pas zgjedhjeve ai dorëzoi mandatin e deputetit, për shkak se nuk ishte dakord me mënyrën se si po drejtohej PD. Por, edhe pse ishte rival i kryeministrit Edi Rama në vitin 2021, pak muaj më parë, pra në prill të këtij viti, ai i habiti të gjithë kur u shfaq si i ftuar në podcastin “Flasim” të kreut të qeverisë, duke dhënë shenjat e para të një ndryshimi të marrëdhënies mes dy kundërshtarëve të dikurshëm.

Pas “podcast-it” me Ramën, Mark Marku u zgjodh Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dhe siç duket, kreu i qeverisë tashmë ka zëra se do i besojë një tjetër post të rëndësishëm, për ta përdorur pseudopedagogun e gazetarisë si “kamxhik” kundër medias dhe vënë ato nën kontroll të plotë të qeverisë. Dhe ndërkohë ky nuk është i vetmi ofiq që Rama i ka bërë pseudopedagogut Marku, pasi në vitin 2022, me vendim qeverie, kryeministri urdhëroi financimin e operacionit dhe kurimit të ish-deputetit demokrat në një spital. Ky veprim nuk është thjesht një rast i izoluar, por një strategji e mirëmenduar për të forcuar kontrollin e Ramës mbi opinionin publik dhe për të zbutur kritikët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related