Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Hagës për dënimin me nga 45 vite burg secilin të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, që në total përbëjnë 180 vite burg.
Berisha u shpreh se gjatë gjithë procesit gjyqësor nuk është paraqitur asnjë provë konkrete që të faktojë krime të kryera nga të akuzuarit. Ai e cilësoi aktakuzën si të pabazuar dhe një ripërsëritje të propagandës ultranacionaliste serbe.
Sipas kreut të PD-së, akuzat për trafikim organesh dhe krime të tjera janë trillime të fabrikuara ndër vite dhe të lidhura me ish-prokurorin serb Vukçeviç. Berisha theksoi se ish-udhëheqësit e UÇK-së ishin aleatë të NATO-s në luftën për çlirimin e Kosovës dhe se procesi gjyqësor po përdoret për qëllime propagandistike.
Ai i bëri thirrje Gjykatës Speciale që të mos ndikohet nga akuza që, sipas tij, tejkalojnë çdo standard të drejtësisë ndërkombëtare dhe të japë një vendim të drejtë, duke konfirmuar pafajësinë e ish-udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të Kosovës.