Mesila Doda do të jetë deputete e pavarur në Kuvend, duke ‘tradhtuar’ kështu kreun demokrat Sali Berisha. Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kreu i PD u dha aleatëve vende në listat e sigurta, duke shpërblyer edhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin. Por, deputetja e tij ka zgjedhur që të jetë e pavarur në Kuvend, duke refuzuar t’iu bashkohet 3 grupeve parlamentare opozitare. Nën siglën e PD-së, Mesila Doda garoi në listën e mbyllur të Tiranës, duke fituar automatikisht vendin si deputete. Por, në ndryshim nga aleatët e tjerë, të cilët i kanë marrë PD deputetë hua për të formuar grupe parlamentare, burimet i thanë gazetës “SOT” se ajo do të jetë deputete e pavarur. Shenjën e parë të distancimit, Mesila Doda e dha në seancën e dy dite më parë në Kuvend, ku mori pjesë në votim për kryesinë e komisioneve kuvendore, edhe pse opozita braktisi sallën. Ndërkohë pasi i bëri qokën e radhës presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ka harruar as aleatin historik , kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, duke e qerasur me deputetët, në mënyrë që PR të ketë grupin e saj parlamentar. Kështu gazeta “SOT” ka mësuar se kreu i grupit do të jetë Fatmir Mediu, ndërsa për të formuar grupin, për të cilin duhen 7 deputetë, i janë bashkuar Vangjel Dule nga PBDNJ, Artan Luku PAA, Greta Bardeli nga PD, Denisa Vata nga PD, Zija Ismaili nga PD dhe Fidel Kreka nga PD.
Pas Metës, Berisha “qeras” dhe Mediun, ja deputetët që i bashkohen PR për grup parlamentar Mesila Doda “distancohet’…
Data
