GJKKO refuzon lëvizjen e Begajt, dosja e ARRSH vijon pa ndarje

Data

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Valter Begaj për ndarjen e çështjes penale nga dy subjektet tregtare Net shpk dhe DAM shpk, të përfshira në dosjen e abuzimeve me tenderat e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Kërkesa u paraqit nga mbrojtja e Begajt, me argumentin se procesi gjyqësor po zvarritej për shkak të bashkë të pandehurve dhe se ndarja e çështjes do të garantonte një gjykim më të shpejtë dhe më të drejtë për klientin e tyre.

Megjithatë, trupa gjykuese e GJKKO e rrëzoi kërkesën, duke vlerësuar se ajo nuk plotëson kushtet ligjore të parashikuara nga neni 93 i Kodit të Procedurës Penale, i cili rregullon rastet kur mund të bëhet ndarja e çështjeve penale.

Valter Begaj është marrë i pandehur për abuzime me tenderat e ARRSH-së, në një dosje ku përfshihet edhe ish-drejtori i ARRSH dhe ish-vartësi i Belinda Ballukut, Evis Berberi, së bashku me disa persona dhe subjekte të tjera.

Me këtë vendim, GJKKO ka konfirmuar se procesi do të vijojë si një çështje e vetme, duke u gjykuar në tërësi, pa shkëputje të subjekteve apo të pandehurve të veçantë. Gjykimi për dosjen e ARRSH-së pritet të vijojë me seancat e radhës, mes interesit të lartë publik për një nga aferat më të mëdha të dyshuara në fushën e prokurimeve publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related