“Rama është zhdukur, del vetëm për Ballukun” – Berisha e sfidon: Më 24 janar të rrijë në zyrë, po qe burrë

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, duke deklaruar se shefi i qeverisë është “zhdukur nga skena publike” dhe shfaqet vetëm për të mbrojtur Belinda Ballukun, e cila është nën hetim nga SPAK.

Berisha tha se Rama sot po vepron si avokat personal i zv/kryeministres së pandehur, duke braktisur detyrimet e tij ndaj qytetarëve dhe qeverisjes. Sipas tij, çdo dalje publike e Ramës lidhet vetëm me përpjekjen për t’i shpëtuar drejtësisë një prej figurave kyçe të kabinetit.

Duke iu referuar protestës kombëtare të paralajmëruar më 24 janar, Berisha e sfidoi drejtpërdrejt Ramën, duke i bërë thirrje që të mos fshihet.

“Nëse është burrë, le të rrijë në zyrë më 24 janar dhe të përballet me popullin”, deklaroi ai.

Berisha theksoi se, ndryshe nga ajo që ndodh sot, vendimet e tij në të shkuarën nuk kanë pasur lidhje me mbrojtjen personale apo shpëtimin nga drejtësia, por me interesa shtetërore dhe ekonomike. Ai e cilësoi sjelljen aktuale të Ramës si përpjekje të dëshpëruar për të mbuluar skandale dhe për të mbajtur në këmbë një pushtet që, sipas tij, po rrënohet.

Sipas liderit të opozitës, 24 janari do të jetë një provë vendimtare për Ramën dhe qeverinë e tij, një ditë ku do të matet realisht mbështetja popullore dhe guximi politik i kryeministrit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related