Kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi, ka ngritur akuza ndaj deputetit Agron Shehaj, duke pretenduar se ai ka bashkëpunuar me Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për ndërtimin e vilës së saj në zonën e Mulletit, Petrelë.
Në një postim në “Facebook”, Vokshi publikoi dy dokumente, të cilat sipas saj, vërtetojnë lidhjen mes shoqërisë “Prime Capital” të Agron Shehajt dhe Ajola Xoxës.
Vokshi shprehet se ky bashkëpunim tregon një marrëdhënie të dyshimtë ndërmjet Shehajt dhe bashkëshortes së Veliajt.
