Gara e pabarabartë e 11 majit: Si do të zgjidhen deputetët e rinj

Data

Sistemi elektoral shqiptar ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore tre herë që nga zgjedhjet e para shumëpartiake në vitin 1992, derisa PS dhe PD votuan me kompromis sistemin aktual të listave të mbyllura-të-hapura. Ky është një shpjegim se si votuesit shqiptarë do të përcaktojnë qeverisjen e vet më 11 maj.

Nga Gjergj Erebara

Diku nga korriku i vitit 2001, zgjedhjet ishin mbajtur, por nuk kishin përfunduar. Një foto që me gjasa do të hyjë në histori, nëse dikush do të marrë mundimin të merret me studimin e historisë së zgjedhjeve, u shfaq në gazetat e kohës. Në foto, kryetari i atëhershëm i Partisë Socialiste, Fatos Nano, foli në një tribunë të improvizuar. Sipër kokës së tij, një tabelë e modelit të kohës së komunizmit shkruante “PTT Bubullimë”. Ishte kjo tabelë që dekonspironte vendndodhjen dhe llojin e katrahurës ligjore e zgjedhore që u diskutua gjatë.

Partia Socialiste i kishte varur shpresat në fitoren e një mandati qeverisës me tre të pestat e parlamentit në një skemë gjerësisht të kritikuar, në të cilën, në një nga zonat e Shqipërisë, zona me numër 60 dhe e njohur si Dushk, Lushnjë, ku bën pjesë edhe fshati Bubullimë, duhej të votonte në një mënyrë të tillë që të prodhonte plot 11 mandate deputetësh, 6 për qind të të gjitha mandateve, ndonëse zona në fjalë përbënte vetëm 1% të të gjithë votuesve në vend.

Gazetat në atë kohë i vunë një nofkë kësaj manovre duke e emërtuar atë “Sistemi i Dushkut”, një epitet për të përshkruar se si makinacionet e pacipa politike deformojnë vullnetin e votuesve duke i dhënë një partie të caktuar, më shumë pushtet nga sa qytetarët i kanë dhënë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related