Dëbora arrin 20 cm, ja disa nga akset më problematike në qakun e Shkodrës

Data

Në bashkinë Shkodër gjatë natës ka patur reshje dëbore në zonat malore ku në Qafe-Thore ka rreth 20 cm borë, por rruga është e kalueshme. Strukturat e Mbrojtjes Civile në Shkodër bëjnë të ditur se situata paraqitet e qetë dhe pa probleme.

Ne aksin rrugor Kirë-Shosh është bërë e mundur gjatë natës hapja e rrugës nga firma kontraktuese.

Ndërkohë në Bashkinë Fushë-Arrëz gjatë natës ka patur reshje dëbore me intensitet mesatar. Segmentet rrugore Bardhet- Iballë, Bardhet- Qafë-Shllak dhe Fushë-Arrëz-Fierzë janë të kalueshme, por duhet përdorimi i pajisjeve dimërore për përdoruesit e rrugëve. Trashësia e borës në Qafë-Mali rreth 10 cm. Po punohet nga kontraktorët për stabilizimin e situatës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related