Protesta e opozitës/ Noka: Foli shumica e shqiptarëve, mesazhi ndaj regjimit të narkos ishte i qartë

Data

Pas tre orësh, opozita mbylli protestën e saj përpara kryeministrisë kundër regjimit të Edi Ramës. Në përmbyllje të protestës, nga selia e Partisë Demokratike, sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka tha se përmes protestës foli shumica e shqiptarëve.

‘Falënderoj qindra dhe mijëra qytetarë, opozitarë dhe kundërshtarët të këtij regjimi që morën pjesë në këtë protestë madhështore. Të gjitha ata që protestuan se shpirti i qëndresës, treguan se shqiptarët e lirë nuk nënshtrohen, protestuan kundër këtij regjimi. Mesazhi i cdo qytetari ishte që Shqipëria kërkon demokraci dhe Shqipëria nuk mund të pranojë që të këtë liderin e opozitës të burgosur politik, Shqipëria nuk mund të jetë i vetmi vend që zgjedhjet vidhen’.

Sot foli shumica e shqiptarëve. Ne jemi të vendosur, nuk ka kthim prapa. Lirimi i liderit të opozitës dhe qeveria teknike. Do të qëndrojmë, do luftojmë dhe do fitojmë. Opozita është në këmbë dhe do jetë në këmbë derisa të arrijmë qëllimin”, tha Noka.

Shqipëria ka një PD më të bashkuar dhe më të fuqishme se kurrë, theksoi Noka, teksa shtoi se protesta këtë demonstroi. Sakaq opozita paralajmëroi sërish protestë të enjten e ardhshme ku do të zhvendoset përpara dyerve të Bashkisë së Tiranës, si kundërpërgjigje ndaj hajdutëve të pushtetit vendor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related