Forumi për Trashëgiminë Kulturore denoncon: Ja zyrtari që “bashkëbisedon” me njeriun që kërkon të marrë nën kontroll Parkun e Bylisit (Foto+emri)

Data

Forumi i Trashëgimisë ka postuar këtë të shtunë një fotografi të arkeologut Neritan Ceka i cili shfaqet në një takim me Ilir Parangonin, i cili sipas forumit kërkon të marrë drejtimin e Parkut të Bylisit. Për Parangonin që ka punuar me AADF,  Forumi thotë se s’ka asnjë botim dhe kërkon të marrë dhe miratimin e Cekës i cili ka qenë arkeologu që ka gërmuar Bylisin.

Reagimi i plotë: 

Prof. Neritan Ceka, nje arkeolog me reputacion nderkombetar, botues i dhjetra librave arkeologjike dhe historike. Drejtues i fushatave arkeologjike per disa dekada. Arkeologu qe germoi Qytetin Antik te Bylis. Drejtues i Institutit te Arkeologjise menjehere pas renies se Komunizmit.

Nje nga themeluesit e Partise Demokratike, nen Kryetar i Kuvendit. Themelues i Partise Aleanca Demokratike. Minister i Brendshem. Ambasador i Republikes se Shqiperise ne Itali. Anetar i Akademise se Shkencave. Kohet e fundit Kryetar i Bordit Shkencor te Butrintit financuar nga AADF.

(Nje nga kundershtaret publike te formules se dhenies me koncesion te Butrintit si Park Kombetar per AADF ( Fondit Shqiptaro Amerikan per Zhvillim) ne nje kafe pune me nje personazh te quajtur.

Ilir Parangoni. Nje emer i pa njohur ne fushen e Trashegimise Kulturore pa asnje kontribut. Asnje veper te botuar. Asnje botim shkencor ne arkeologji
Punonjes i AADF dhe nje nga sherbyesit e pa princip te skemes se marjes ne administrim te Parkut te Butrintit apo edhe te parqeve te tjera nga AADF. I njohur vetem per letrat kercenuese qe ju dergonte specialisteve nderkombetare qe shpreheshin kunder menyres se si AADF kerkonte te rrembente Butrintin. Kercenues i punonjesve shteteror te Parkut te Butrintit, veper kjo e denoncuar ga Deputetja Ina Zhupa.

Tani me urdher te AADF dhe me sa duket me bekimin e Prof Cekes kerkojne te fusin ne administrimin edhe Parkun Kombetar te Bylis nen administrimin e AADF.
Duhet thene se Projekti per Qytetin Antik te Bylis financohet nga nje grant prej 6 milion euro nga Zyra e Bashkimit Europian, zbatohet nga nje NGO italiane dhe ku nje nga zerat me kritik kunder ketij Projekti ka qene prof Neritan Ceka.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related