EMRI/ I shumëkërkuari shqiptar kapet në Itali me armë, eksploziv dhe dokumente false – 41-vjeçari pritet të ekstradohet

Data

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Itali gjatë një operacioni të Policisë Ekonomike dhe Financiare të Leçes (GICO). Bëhet fjalë për Platin Velaj, 41 vjeç, i cili u lokalizua dhe u prangos në zonën e Fasanos, pas disa muajsh në arrati.

Autoritetet italiane i komunikuan atij urdhrin e arrestit të përkohshëm për qëllime ekstradimi drejt Shqipërisë. Velaj rezulton i dënuar nga Gjykata Penale e Lushnjës me dy vjet burg, për veprën penale të posedimit pa leje të armëve dhe eksplozivëve, të kryer në dhjetor të vitit 2015 brenda një lokali.

Gjatë kontrollit në banesën ku fshihej, policia gjeti një pistoletë kalibri 7.65 me numër serial të fshirë, një karikator me fishekë, si edhe dokumente identifikimi të falsifikuara, të cilat dyshohet se i ka përdorur për t’i shpëtuar drejtësisë.

41-vjeçari u procedua gjithashtu nga Prokuroria e Brindizit për posedim të paligjshëm të armëve dhe municioneve në Itali dhe u dërgua në burgun e këtij qyteti. Ndërkohë, autoritetet po hetojnë edhe rolin e një bashkëkombësi që dyshohet se e ka strehuar gjatë periudhës së arratisë.

Procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë pritet të nisin në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related