Plas’ te Foltorja/ Ish-deputeti nxjerr zbuluar skenarin e Rithemelimit dhe shpërthen në akuza të rënda: Bardhi paradite lider imagjinar në protestë, pasdite me Çuçin…

Data

Ish-deputeti Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Top Talk” tha se Rithemelimi dhe PS kanë një pazar mes palëve.
Ai e konsideron një fasadë protestën e organizuar një ditë më parë, pasi sipas ish-deputetit, Gazment Bardhi nga një anë sulmon maxhorancën nga ana tjetër ulet në tryezë me ta.

Murrizi: Këtu ulesh me Ramën e Lindën, këtu do të sulmosh Erionin, këtu ngre kartonin për të favorizu drejtorat, apo Erionët e vegjël, pastaj pasdite do ulet me Çuçin,. Do themi ça do bëjmë. Kanë votuar shumë herë në Pazar, i sheh në rrugë e thua po vriten, në Parlament po puthen. Opozitë me orë diellore, nuk ngjit, unë kam qenë i ashpër me qëndrimet e Rithemelimit. Vetëm një debil mund të përsërisë 34 vite një eksperiment të dështuar, lideri imagjinar pse u shkon kamera mbrapa, pse thërret në takim Yuri, pse bën foto me  një senator që ka dezhurnin në Senatin amerikan, nuk bëhesh dot.

Juli Xhokaxhi: Më jep një përgjigje për riaktivizimin e Metës, ishte në protestë, foli me tone shumë të ashpra

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related