Florjan Binaj konfirmon: Do të rikandidoj për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme

Data

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj, ka konfirmuar se do të rikandidojë për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një intervistë ku foli për karrierën e tij dhe për emisionin e radios “Rikoshet”, Binaj u pyet edhe për planet e tij politike dhe nëse do të rikandidojë për drejtimin e kryeqytetit.

“Po. Po sepse herën e parë nuk është se u ndërpre prej meje, kështu që unë dua që këtë mundësi t’ia jap gjithë qytetarëve, zëri i të cilëve është i padëgjuar”, u shpreh ai.

Binaj theksoi se synon të krijojë një grup profesionistësh që do të kontribuojnë për qytetin dhe që, sipas tij, nuk do të jenë në politikë për të mbledhur vota, por për të ofruar aftësitë e tyre në shërbim të qytetarëve.

Ai ironizoi gjithashtu kryeministrin, duke thënë se edhe nëse do të zgjidhej kryetar bashkie, do të vazhdonte të bënte emision radiofonik, për sa kohë nuk ka një ligj që e ndalon një gjë të tillë.

Binaj konfirmoi se planifikon të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2027, megjithëse shtoi se zhvillimet ndërkombëtare mund të ndikojnë në situatën politike.

Aktori shpalli kandidaturën për Bashkinë e Tiranës në tetor të vitit 2025, duke deklaruar se kryeqyteti ka nevojë për ndryshim dhe për një drejtim më të afërt me qytetarët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related